Ëmbëlsirë e shijshme me mollë, grizë dhe arra - Bota Sot
Ëmbëlsirë e shijshme me mollë, grizë dhe arra

Ushqime

Ëmbëlsirë e shijshme me mollë, grizë dhe arra

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:49
Ëmbëlsirë e shijshme me mollë, grizë dhe arra

Në këtë sezon kemi favoritin tonë, – ëmbëlsirën shumë të shijshme me mollë, grizë dhe arra.

Përbërësit:

– një filxhan grizë gruri;
– një filxhan miell;
– 1,5 filxhan sheqer;
– gjysmë qese pluhur për ëmbëlsira;
– një lugë e vogël kanellë;
– 3 mollë të madhësisë mesatare;
– një lugë e vogël vaj;
– një grusht arra;
– 2 lugë susam.

Përgatitja:

Përdorni dy enë, në njërën të qitni përbërësit e thatë, ndërkaq në tjetrën mollët.

Qëroni dhe grini në rende mollët, qitni në to kanellën dhe lini anash të lirojnë lëng dhe pastaj shtoni edhe vajin.

Në enën tjetër përzieni përbërësit e thatë. Në enën katrore për pjekje vendosni letër për pjekje dhe filloni t’i radhisni përbërësit.

Një herë qitni përbërjen e thatë, pastaj një radhë mollë dhe gjithnjë derisa të shpenzoni përbërësit.

Në fund qitni sipër mollë, qitni arrat dhe susamin.

Piqni rreth 40 deri 50 minuta, ndërkaq para se t’i shërbeni, sipas dëshirës, qitni sheqer pluhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...