Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i tërshërës çdo mëngjes - Bota Sot
Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i tërshërës çdo mëngjes

Ushqime

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i tërshërës çdo mëngjes

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Vlerat ushqyese që ai përmban e bëjnë atë një ushqim shumë të shëndetshëm, të disponueshëm gjatë gjithë vitit dhe që furnizon me energji dhe forcë ata që e konsumojnë atë. Kjo është arsyeja pse ne do t’ju tregojmë disa nga përfitimet më të rëndësishme të tërshërës.

Ul nivelet e kolesterolit

Një komponent i tërshërës i quajtur beta-glucan (fibër) është i njohur për të veprimin e dobishëm tek njerëzit me kolesterol.

Veti antioksiduese

Si antioksidantë, ndihmojnë për të parandaluar radikalët e lirë, kështu që është një faktor tjetër i rëndësishëm në përfitimet e reduktimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Rrit presionin e gjakut

Studimet për fibrat dhe drithërat kanë dhënë një rezultat të shkëlqyeshëm për zvogëlimin e rrezikut të hipertensionit ose të rrezikut të një sulmi në zemër.

Përmirëson sistemin imunitar

Tërshëra ka aftësinë për të forcuar imunitetin kundër infeksioneve bakteriale. Beta-glucan ndihmon qelizat imune të lokalizojnë burimin e infeksionit dhe të eliminojnë bakteret përgjegjëse. Patogjenët invazivë sulmohen nga mbrojtja jonë imune dhe një tas me tërshërë në ditë është i mjaftueshëm për të marrë këtë lloj mbrojtjeje në mënyrë më efikase dhe të shpejtë.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak

Konsumi i rregullt i tërshërës, zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2. Tërshëra lehtëson mbajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak, sepse ajo ka një absorbim të ngadaltë të hidrateve, është një burim i pasur i magnezit, i cili është një mineral që ndihmon dhe merr pjesë në sekretimin e insulinës.

Parandalon kancerin te gratë

Përveç përfitimeve antioksiduese, tek gratë që ende nuk kanë arritur fazën e menopauzës, drithërat si tërshëra reduktojnë ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit krahasuar me njerëzit që konsumojnë më pak fibra.

Vlera kundër astmës

Ekoctorat dhe mucolytic përmirësojnë kollën dhe problemet e bronkitit. Një rritje e konsumimit të tërshërës, mund të zvogëlojë deri në 50% rrezikun e astmës tek fëmijët.

Mbron nga sëmundjet e zemrës

Tërshëra  përmban “ligitans”, të cilat janë phytochemicals të bollshme tek drithërat dhe që ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe madje edhe të kancerit të gjirit, të tilla si enterolactone.

Veti diuretike

Është i mundur eliminimi i acidit urik dhe rritja e sasisë së urinës në sajë të mineralit të silikonit të përmbajtur në tërshërë. Në këtë mënyrë, shmangen sëmundjet reumatike të lidhura me mbajtjen e ujit.

Vlera të dobishme për lëkurën

Është e zakonshme të shohësh për shumë produkte të kujdesit të bukurisë apo trupit siç janë sapunët, qumështi hidratues, kremrat, shampot, etj. Dhe kjo bëhet për të përmirësuar problemet e shkaktuar nga psoriasis, zgjebe apo kruarje të prodhuara nga lloje të tjera të pezmatimeve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...