Supë kremoze me perime - Bota Sot
Supë kremoze me perime

Ushqime

Supë kremoze me perime

Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:44
Supë kremoze me perime

Përbërësit:

200 gramë perime të prera në kubikë të vegjël (qepë, selino dhe karota)

300 gramë patate

2 lugë gjelle vaj ulliri

600 ml lëng pule (ose mishi viçi)

3-4 lugë gjelle krem qumështi i rrahur lehtë

2 lugë gjelle erëza të freskëta të grira

Rreth 700 ml lëng perimesh

Kripë

Piper i bluar në moment

Përgatitja:

Në një tigan apo enë për supë ngrohni vajin e ullirit, shtoni qepën dhe gatuajini ngadalë deri sa qepa të zbutet.

Fusim dhe perimet bashkë me qepën, në vaj ulliri, në zjarr të mesëm, deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë.

Shtojmë patatet dhe vazhdojmë të gatuajmë për rreth 2 minuta akoma.

Shtojmë lëngun e mishit bashkë me pak kripë.

I japim valë dhe i gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta.

E kalojmë në blender e  më tej i rregullojmë shijen me pak kripë.

E shërbejmë të spërkatur me krem të rrahur lehtë, piper dhe erëzat e freskëta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...