Shkencëtarët tregojnë përse duhet të hani vezë për mëngjes

Ushqime

Shkencëtarët tregojnë përse duhet të hani vezë për mëngjes

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:19
Foto ilustruese

Vezët njihen për përfitimet e tyre shëndetësore, gjersa studimet e ardhshme janë duke thënë se ato janë të këqija për ne. Kjo polemikë vjen nga besimi i përgjithshëm se vezët ngrenë nivelin e kolesterolit, që mund të çojë në një sëmundje të zemrës, transmeton lajmi.net.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, të rriturit e shëndetshëm nuk duhet të konsumojnë më shumë se 300 miligramë të kolesterolit në ditë. Një vezë e madhe ka rreth 186 miligramë.

Një studim, i botuar në Revistën ‘American Jornal of Nutrition Clinical’, shkencëtarët analizuan dietat e rreth 2,500 meshkujve të moshës midis 42 dhe 60 vjeç gjatë një periudhe prej 22 vjetësh.

Megjithë besimin e përgjithshëm se kolesteroli dietik ka një ndikim modest në nivelet e kolesterolit në gjak, profesor Jyrki Virtanen, profesor zëvendësues në epidemiologjinë ushqimore në Institutin e Shëndetit Publik dhe të Ushqimit Klinik në Universitetin e Finlandës Lindore në Kuopio tha se kolesteroli dhe marrja e vezëve nuk janë shoqëruar me rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Kësisoj, studimi sugjeroi që vezët nuk janë të rrezikshme të hahen në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat