Shtatë vetitë ushqimore që i përmban portokalli

Ushqime

Shtatë vetitë ushqimore që i përmban portokalli

Më: 1 prill 2019 Në ora: 07:31
Portokalli

Portokajtë bëjnë pjesë në grupin më të njohur të frutave tropikale, por përveç se janë të shijshme dhe freskuese, ato janë të pasuara edhe me shumë lëndë ushqyese dhe përbërës antinflamatorë.

Një portokall me madhësi mesatare (me peshë prej 130 gram pa lëvore) përmban 62 kalori, 1 gram proteina, 12 gram sheqer dhe 3 gram fibra. Kjo sasi i përmbush deri në 116 për qind të nevojave ditore të organizmit të vitaminës C, si dhe 6 për qind të nevojave ditore të vitaminës A të përditshme dhe 10 për qind të nevojave të acidit folik.

Nga mineralet, portokajtë janë të pasura me kalium, i cili është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu përmbajnë edhe sasi më të vogla të kalciumit.

Portokalli gjithashtu përmban flavonoide që veprojnë si kardioprotektues, ndërsa acidi citrik mund të ndihmojë parandalimin e gurëve në veshka. Vitamina C tek portokalli gjithashtu përmirëson absorbimin e hekurit nga trakti i tretjes dhe në këtë mënyrë ndihmon në parandalimin e anemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat