Një smoothie me mollë jeshile dhe banane

Ushqime

Një smoothie me mollë jeshile dhe banane

Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:04
Smoothie me mollë jeshile dhe banane

E dobishme për nga vlerat ushqyese që ka, fantastike për nga ngjyra që reflekton. Ky është smoothie i mëngjesit tuaj. Mësoni si ta përgatisni me anë të recetës së mëposhtme:

Përbërësit:
1 mollë jeshile
1 filxhan çaji me qumësht
½ e bananes
3 kuba akulli
½ lugë kafe me kanellë

Përgatitja:
Në një blender shtojmë mollën, bananen, qumështin dhe kanellën. Pasi i kemi përzierë mirë i shtojmë edhe akullin dhe vazhdojmë ta trazojmë për rreth 1 minutë.
Kështu, smoothie juaj është gati!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat