Edhe një arsye më shumë pse duhet të hani çokollatë

Ushqime

Edhe një arsye më shumë pse duhet të hani çokollatë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 15:42
Foto ilustruese

Mjekët e Koresë Jugore zbuluan se shkalla e humbjes së dëgjimit te personat e moshës 40 deri 64-vjeçare ishte shumë më e ulët te ata që kanë ngrënë çokollatë sesa te ata që kanë hequr dorë nga ky ushqim.

Në një studim të publikuar në revistën “Nutrients”, ata raportojnë se substancat kimike, të quajtura polifenole dhe të cilat gjenden në çokollatë, kanë përbërës të fuqishëm antioksidues dhe kundër pezmatimit, të cilët mund t’i mbrojnë të rriturit nga humbja e dëgjimit.

Në këtë studim janë përfshirë 3 mijë e 575 burra dhe gra të moshës së mesme, transmeton Gazeta Express.

Ata i janë nënshtruar testit të dëgjimit dhe më pas janë intervistuar për përdorimin e çokollatës.

Hulumtuesit zbuluan se humbja e dëgjimit ishte në nivel shumë më të ulët te personat që kanë ngrënë çokollatë sesa te ata që nuk kanë ngrënë. Më saktësisht, te personat që kanë përdorur çokollatë shkalla e humbjes së dëgjimit ishte 26.8 për qind, ndërsa te ata që nuk kanë ngrënë çokollatë 36 për qind, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat