Zëvendësoni mishin e kuq me këto produkte dhe do t’i shihni rezultatet

Ushqime

Zëvendësoni mishin e kuq me këto produkte dhe do t’i shihni rezultatet

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:01
Foto ilustruese

Një analizë e krahasimit të efekteve të mishit mbi shëndetin dhe atyre që konsumojnë ushqime të tjera, mund të jetë zgjidhja e duhur për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare.

Shumë studime gjatë viteve kanë lidhur konsumimin e mishit të kuq me çrregullime të zemrës dhe me disa lloje të kancerit, mirëpo rezultatet nuk kanë qenë të gjitha të njëjta.

Një studimi bërë në vitin 2015, krahason efektet e proteinave bimore me ato shtatzore, dhe suguron evidenca të mira për të dëshmuar mbi rrezikun që proteinat e shtazëve përbëjnë. Studimet e bëra kohëve të fundit, gjithashtu janë munduar të investihojnë lidhjen në mes të misht të kuq dhe sëmundjeve të zemrës, dhe të gjejnë ende dëshmi që ato kanë një rrezik të lartë.

Studimi u bë nga Chan School of Public Health në Boston, ku studiuesit kishin realizuar një analizë krahasuese dhe në mes të njerëzv që konsumojnë protein shtazore dhe atyre që konsumojnë proteina bimore. Rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Circulation”.

Studimi i përfshiu përafërsisht 1903 pjesëmarrës. Personave që konsumonin mish të kuq iu mat shtypja e gjakut dhe sasia e kolesterolit në gjak, trigliceride dhe lipoproteinat. Këto vlera u krahasuan me vlerat e personave që konsumonin ushqime siç janë: mish pule, peshk, karbohidrate apo fruta.

“Studimi jonë është bërë me krahasimë specifike, dhe e dëshmon qartazi ndikimin e mishit të kuq në shkaktimin dhe rritjen e rrezikut sidomos për sëmundjet kardiovaskulare”, tha Marta Ferre, autore e studimit dhe shkencëtare hulumtuese në Departamentin e Ushqimit në Harvard.

Zëvendësimi i proteinave të mishit të kuq dhe produkteve të tij, duhet të bëhet me disa receta mesdhetare që përmbajnë një sasi të lartë të proteinave siç janë peshku, perimet, kikirikat, dhe ushqime të tjera më vlera të larta ushqyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat