Ky është ushqimi që duhet të hani në mëngjes nëse doni të humbni peshë

Ushqime

Ky është ushqimi që duhet të hani në mëngjes nëse doni të humbni peshë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:21
Ilustrim

Ndonëse mëngjesi duhet të jetë një vakt i plotë pasi na siguron një pjesë të energjisë për orët në vazhdim, shumë prej nesh e nisin ditën duke konsumuar diçka në mesditë.

Nëse i druheni kileve të tepërta e mendoni se duke mos ngrënë një vakt do të humbni më shpejtë peshë, gaboni! Një mëngjes i pasur ka një efekt pikërisht të kundërt dhe zgjedhja më e mirë është tërshëra.

Studimi përfshinte burra dhe gra të ndara në tre grupe. Grupit të parë i është dhënë bollgur për në mëngjes, të dytit cornflakes dhe grupit të tretë asgjë. Të gjithë hanin njësoj drekën dhe darkën.

Hulumtuesit mbajtën të dhënat e niveleve të sheqerit dhe insulinës të të gjithë pjesëmarrësve në studim dhe përfundimet i botuan në një revistë shkencore.

Ata zbuluan se grupi i parë kishte më pak kërkesa për ushqim në orët e para të ditës përpara drekës dhe konsumonin 31% më pak kalori për drekë.

Pjesëmarrësit në grupin e dytë treguan një dëshirë për ushqim pas tri orësh dhe grupi i tretë edhe më herët. Tërshëra jo vetëm që ju bën të ndiheni më të ngopur, por ul nevojën për kalori me 31-50%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat