Ja ushqimet që sulmojnë stresin… - Bota Sot
Ja ushqimet që sulmojnë stresin…

Ushqime

Ja ushqimet që sulmojnë stresin…

Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:29
Ilustrim

Do të ishte mirë të ruanit qetësinë dhe ta ndihmonit veten duke ngrënë ushqime të shijshme e të shëndetshme.

Nga një studim i fundit është vërtetuar se ekzistojnë ushqime specifike që ju mbrojnë nga stresi dhe agresiviteti,

Ja cilat janë ato:

Portokalli
Vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate stresuese.

Patatet e ëmbla
Ndihmojnë jashtëzakonisht në uljen e nivelit të stresit, sepse plotësojnë menjëherë urgjencën e karbohidrateve dhe sheqernave që kemi zakonisht në momente të mëdha stresi. Po ashtu patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten dhe fibra, që ndihmojnë organizmin t’i shpërbëjë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.

Kajsia
Kajsitë janë të pasura me magnez, një element i fortë kundër stresit dhe një qetësues natyror muskulor.

Salmoni
Deri para pak vitesh nuk dihej asgjë për ekzistencën e tyre. Tani për fat të mirë, falë studimeve të reja dhe lindjes së një shkence specifike (lipidomika) janë konsideruar të pazëvendësueshme për funksionimin e sistemit nervor. Një dietë e pasur me omega-3 (element i pranishëm te salmoni dhe peshqit në përgjithësi) mbron zemrën, kurse një studim i kryer nga “Diabetes & Metabolism” ka zbuluar se acidet yndyrore Omega-3 kontrollojnë nivelet e kortizolit dhe adrenalinës.

Brokoli, lakra dhe bizele
Zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë burim i padiskutueshëm dhe i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...