Mos-ngrënia e mëngjesit ju shton rrezikun e vdekjes nga këto 3 sëmundje!

Ushqime

Mos-ngrënia e mëngjesit ju shton rrezikun e vdekjes nga këto 3 sëmundje!

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:35
Ilustrim

Një studim i fundit ka treguar se mos ngrënia e vaktit të mëngjesit mund të ketë pasoja fatale për ata që e neglizhojnë këtë vakt.

Sipas studimit, personat që nuk hanë mëngjes shtojnë rrezikun që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Mjeku kardiolog, Wei Bao, i cili është edhe një nga anëtarët që ka kryer studimin ka thënë se;  “Kushdo që nuk ushqehet në mëngjes është 87% më i prekur nga sëmundjet kardiovaskulare se ata që hanë mëngjes çdo ditë”.

Kardiologu gjithashtu theksoi faktin se personat që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar që të vdesin për shkak të sëmundjes së zemrës, diabetit apo tensionit të lartë.

“Mëngjesi besohet se është më i rëndësishmi ose të paktën një prej vakteve më të rëndësishme të ditës, prandaj nuk duhet të ketë zgjedhje “po” ose “jo”. Janë disa faktorë të rrezikshëm që lidhen me shmangien e mëngjesit, të cilat zhvillohen në organizmin tonë, si diabeti dhe tensioni i lartë. Zbulimet tona lidhen me disa studime të mëparshme që tregojnë se personat që nuk hanë mëngjes rrezikojnë të vdesin për shkak të këtyre sëmundjeve”, shtoi Dr. Wei Bao.

Sëmundjet kardiovaskulare, kryesisht ataku në zemër shkaktoi rreth 15.2 milionë vdekjen në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat