Këshilla për diabetikët, me këto ushqime mund ta mbani në kontroll - Bota Sot
Këshilla për diabetikët, me këto ushqime mund ta mbani në kontroll

Ushqime

Këshilla për diabetikët, me këto ushqime mund ta mbani në kontroll

Më: 25 prill 2019 Në ora: 06:26
Ilustrim

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vëshitrë. Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

Më poshtë keni të listuara disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2

Peshku

Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet që ndihmojnë zemrën.

Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Të gjelbërtat

Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori.

Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Kanella

Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve.

Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët

Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.

Kosi

Kosi është një nga produktet e bulmetit më të mirët për personat me diabet.

Të dhëna kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban.

Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në systemin tretës.

Arrorët

Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin.

Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë.

Konsumimi rutinor i tyre arrin të nsihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.

Brokoli

Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij.

Studime kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës.

Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2.

Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...