Farat fenugreek dhe vetitë e tyre

Ushqime

Farat fenugreek dhe vetitë e tyre

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:46
Farat fenugreek

Nga latinishtja (Trigonella Foenum) Fenugrek është një barishte që rritet zakonisht në rajonin e Mesdheut. Ndërsa farat dhe gjethet janë përdorur kryesisht si një erëz e kuzhinës, ajo është përdorur edhe për të trajtuar një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore në Egjipt, Greqi, Itali, dhe Azinë Jugore.

Fara Fenugreek përmbajnë proteina, vitaminë C, niacin, kalium, dhe diosgenin (një kompleks që ka veti të ngjashme me estrogjenit). Për shkak të përmbajtjes me diosgenin, është zbuluar se minimizon simptomat e menopauzës tek gratë. Në Indi dhe Kinë është përdorur gjerësisht për të kuruar, artritin, astmën, për të përmirësuar tretjen, për të mbajtur një metabolizëm të shëndetshëm, për të rritur libidon dhe potencën mashkullore, kuron problemet e lëkurës (plagë, skuqje dhe irritim), trajton dhimbjet e fytit.

Fenugreek gjithashtu njihet për përdorimin e tij për trajtimin e çrregullimeve riprodhuese, për trajtimin e çrregullimeve hormonale, për të ndihmuar me shtimin e qumështit (tek nënat me fëmijë në gji), dhe për të zvogëluar dhimbjet menstruale. Studimet e fundit kanë treguar se Fenugreek ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, dhe ul nivelin e kolesterolit, dhe mund të jetë një trajtim efektiv për të dy tipet e diabetit 1 dhe 2. Shkencëtarët janë duke e studiuar gjithashtu për perfitimet që mund të arrihen në problemet kardiovaskulare.

Nëse jeni të shqetësuara se ju nuk keni mjaftueshëm qumësht gjiri për fëmijën tuaj, ju mund të provoni një suplement me barishte. Erëzat që janë përdorur për rritjen e furnizimit të qumështit quhen galaktagoge. Një prej erëzave më të njohura për rritjen e furnizimit të qumështit të gjirit është fenugreek.

Fenugreek është përdorur në mënyrë të sigurt dhe me sukses nga shumë nëna. Edhe pse përdorimi afatgjatë i fenugreek nuk duket se shkakton ndonjë problem, shumica e nënave e përdorin atë me afate të shkurtra. Sapo furnizimi me qumësht

të jetë rritur në nivelin e dëshiruar, fenugreek-u mund të ndërpritet. Për sa kohë që fëmija ushqehet vazhdimisht me gji ose ju jeni duke pompuar rregullisht, furnizimi juaj me qumësht do të qëndrojë në nivelet më të larta.Për të rritur furnizimin e qumështit, juve do t’iu duhet të merni rreth 3.500 mg dhe 7.500 mg fenugreek në ditë. Filloni me dozën më të ulët dhe gradualisht rriteni atë në aq sa duhet. Ju jeni duke marrë mjaftueshëm shurup atëherë kur qumështi i gjirit tuaj, djersa dhe urina të fillojnë të mbajnë erë si shurup panje. Pasi të keni vendosur dozën e saktë, ju duhet të shihni që furnizimi juaj me qumësht do të fillojë të rritet në dy ose tre ditë.

Fenugreek është plotësisht i sigurt për shumicën e grave; megjithatë ju duhet të jeni e kujdesshme në qoftë se ndonjë nga këto rrethana janë të vërteta për ju:

Ju keni një alergji nga kikiriku ose qiqrat – fenugreek-u është në të njëjtën familje si kikiriku dhe qiqra.

Ju keni diabet apo hipoglicemi – fenugreek-u zvogëlon nivelin e glukozës në gjak.

Ju keni astmë – pluhuri i Fenugreek-ut mund të përkeqësojë simptomat e astmës tek disa njerëz.

Ju keni migrenë – fenugreek-u mund të shkaktojë migrenë, edhe pse për shumë nëna ai mund t’i lehtësojë simptomat.

Problemet e presionit të gjakut ose sëmundje zemre – fenugreek-u mund të ulë apo të rrisë presionin e gjakut.

Përdorimi:

Është mirë të konsumohet 30 minuta përpara ushqimit ose 2 orë pas ushqimit. Sasia 1-2 lugë caji fenugreek pluhur ose fara (te shtypura pak) në ditë të përzier me ujë. Konsumohet deri në 3 herë në ditë për personat që vuajnë nga sëmundjet e sipërpërmendura.

Farat Fenugreek janë përdorur ne receta te ndryshme si ushqime te pjekura, te skuqura, si pluhur ose dhe si erëz në gjelle për më shumë shije. Ato gjithashtu janë përdorur zakonisht edhe për turshi, garniturë, sallatra, supa, makarona dhe mishra të skuqur. Fara janë përdorur zakonisht në formë të pjekur.

Farat e thara te pjekura kanë një aromë të lehtë arre. Ato janë përdorur për t’i dhënë aromë të këndshme perimeve dhe gjellëve me thjerrëza. Farat Fenugreek janë përdorur edhe në salltra dhe sanduiçe.

Fara Fenugreek kanë veti terapeutike. Janë vlerësuar si nga më të mirat në mesin e erëzave të shumta. Farat e verdha në ngjyrë kafe janë të njohura për shijen e tyre të hidhur dhe lehtë mund të dallohen nga të tjerat. Gjithashtu janë konsideruar si një burim i pasur me proteina, kalium, vitaminë C, niacin, kalcium, carotene, fibra, saponin dhe vaj esencial. Efektet që përfiton trupi nga përdorimi i farës fenugreek:

1 – Studimet tregojnë se diosgenin në fenugreek mund të luajë një rol të rëndësishëm në frenimin e disa llojeve të kancerit.

2 – Ul nivelin e kolesterolit

3 – Parandalon kundër kancerit të zorrës së trashë

4 – Rregullon nivelet e sheqerit në gjak

5 – Ndihmon ne rritjen e flokëve dhe frenon rënien e tyre.

6 – Terapi e shkëlqyer për një lëkurë të thatë

7 – Përmirëson tretjen.

8 – Pasi janë bërë shumë studime farat fenugreek janë konsideruar si një nxitëse, për të rritur potencën seksuale tek meshkujt.

9 – Ndikojnë dhe në rritjen e gjoksit tek gratë dhe për të rritur rrjedhjen e qumështit, e cila e bën këtë barishte shumë popullore në mesin e nënave me fëmijë në gji.

10 – Forcojnë flokët.

Përdorimi i farave fenugreek.

1 -Keni probleme me stomakun? 1 lugë të vogel (kafeje) me fara fenugreek e bluani dhe e përzieni me një lugë (gjelle) mjalt, përdorimi 2-3 herë në ditë para buke.

2- Keni probleme me diarrenë, menopauzen etj?

Pini çajin me farat fenugreek 2 herë në ditë para se të hani ushqimin. Përgatitja: Në një gotë ujë të valuar, shtojmë 1 lugë (kafeje) me farat fenugreek, e mbulojmë dhe e lemë të pushojë 10-15 min, më pas kullojeni dhe e ëmbëlsoni sipas deshirës me mjaltë.

3 – Për problemet me kollën dhe astmën: Pihet një gotë në ditë nga çaji me bimën e fenugreek 1 lugë e (mesme) me bimen pervelohet ne nje gote uje te valuar, pihet nje here ne dite. Shenim: Bima e fenugreek mund të shkaktojë kontraktimet te mitrës, këshillohet që, gratë ne 3 mujorin e parë të shtatzënisë të shmangin bimën fenugreek në çdo formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat