Shumica prej nesh ngrimë gjërat ushqimore, dhe më së shpeshti mishin që ne blejmë në aksione.
Përveç mishit, ne gjithashtu ngrimë ëmbëlsira, supë, bukë, fruta dhe perime për disa muaj ... Por mishi dhe ushqimet e tjera kanë një afat të caktuar, kështu që ato do të ruhen për një kohë të caktuar.
Ekspertët thonë se temperatura më e mirë e ngrirjes është -18 gradë, dhe ushqimi duhet të jetë i mbushur me sa më pak ajër në qese. Vendosni etiketën dhe shkruani datën e ngrirjes. Koha kur ushqimi mund të qëndrojë në frigorifer, pa u bërë kërcënim për shëndetin ose humbje të cilësisë, varet nga lloji i ushqimit.
Nëse ushqimi është i freskët i ngrirë, pas shkrirjes, ai me siguri do të jetë më i mirë se ai që ishte i freskët, por në fund të afatit të ruajtjes. Gjithashtu, procesi i ngrirjes nuk shkatërron vlerën ushqyese të ushqimit, transmeton KosovaPress.
Këto janë disa nga ushqimet që mund të qëndrojnë ngrirë për një afat të caktuar në frigorifer:
Mishi me eshtra – 4 deri 6 muaj
Mishi pa asht - deri 12 muaj
Pula - 12 muaji
Pjesë të pulës - 9 muaj
Mishi i pjekur ose i zier – prej 2 deri 3 muaj
Pula e fërguar - 4 muaj
Pitja e pjekur me pemë – 6 deri 8 muaj
Ëmbëlsira nga djathi – 2 muaj
Buka vendore – 1-2 muaj
Buka industriale – deri 6 muaj
Buteri - 12 muaj
Qumështi – 3 - 6 muaj
Djathi i freskët – 1 muaj
Djathi i fortë - 6 muaj
Akullorja - 2 muaj
Jogurti – 1-2 muaj
Peshku i bardhë - 6 muaj
Peshku i kaltër – 2-3 muaj
Peshku i tymosur - 2 muaj
Peshku i gatuar – 4 deri 6 muaj
Pica – 1-2 muaj
Perimet –8-12 muaj
Frutat e arrave - 3 muaj