Recetë e shëndetshme për bebe: Vezë të fërguara me perime

Ushqime

Recetë e shëndetshme për bebe: Vezë të fërguara me perime

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Kjo recetë është e shkëlqyeshme për të përgatitur shujtë të shëndetshme për beben e moshës 1-2 vjet.

Është një recetë e shijshme me vezë dhe e cila mund të përgatitet për drekë apo darkë.

Image

Përbërësit:

– Një karotë të madhe
– Gjysmë kungulli të njomë
– Brokoli
– Tri lugë çaji jogurt
– Vezë
– Vaj ulliri
– Kripë

Përgatitja:

Vloni karotat, brokolin, kungullin dhe pastaj përzieni.

Përzieni vezën me jogurt dhe shtojeni kripën. Shtoni perimet e përziera në këtë përzierje, fërgojini me vaj ulliri dhe shujta e bebes është e gatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat