Vetitë mrekullibërëse të dredhëzës së malit

Ushqime

Vetitë mrekullibërëse të dredhëzës së malit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:08
Ilustrim

Dredhëza e malit rritet në zona të egra, të parregulluara dhe sjellë shumë përfitime shëndetësore.

Ajo dallohet nga dredhëzat tjera pasi ka një shije dhe erë më të fortë, transmeton KosovaPress.

Vetitë e saj mjekësore janë të shumta dhe ato ndikojnë kryesisht në ruajtjen e shëndetit të zemrës, forcimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shikimit dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Në mjekësinë popullore ekziston edhe një çaj mjekësor nga gjethet e dredhëzës së malit që zgjidh problemet me çrregullimet e tretjes, ekzemën, inflamacionin e fytit, gripin, të ftohtit dhe eshtrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat