Problemet shëndetësore që vijnë nga kripa e tepërt

Ushqime

Problemet shëndetësore që vijnë nga kripa e tepërt

Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:24
Ilustrim

Sa herë që mendoni për tensionin e gjakut ndoshta nuk u shkon ndërmend tek veshkat.

Por kur këto organe pësojnë dëme apo humbin balancën e tyre nga ndonjë marrje e tepërt e kripës , edhe veshkët edhe zemra i ndjejnë pasojat.

Veshkat filtrojnë më shumë se 120 litra gjak në ditë. Ato heqin elementet e dëmshme dhe lëngjet e padëshiruar nga qelizat nëpërmjet trupit dhe i dërgojnë ato në fshikëz.

Ngrënia e shumë kripës e bën më të vështirë për veshkat e juaja që të largojnë këto lëngje dhe  pastaj toksinat futen në gjakun e juaj dhe qarkullojnë nëpër trup.

Gjithashtu nëse e teproni me kripë kjo mund të dërgojë në tension të lartë të gjakut. Kjo ngushton venat e gjakut. Gjaku dhe oksigjeni nuk arrinë tek organet kryesore. Kështu zemra mundohet më shumë që të pompojë gjak nëpër tërë trupin, që e rritë shtypjen e gjakut edhe më shumë.

Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë muret e arterieve që pastaj mbledhin yndyrë që shpie tek ndonjë sulm në zemër apo infarkt.

Veshkët po ashtu dëmtohen nga tensioni i lartë i gjakut. Ajo ulë aftësinë për të rregulluar lëngjet trupore. Kjo bën që të ketë sëmundje në veshkë apo edhe dështim të funksionimit të veshkëve.

Gjithmonë mundohuni të pini shumë ujë pa marrë parasysh se çka hani. Ulni sa më shumë që është e mundur përdorimin e kripës në ushqime. Ushtrimet e rregullta u ndihmojnë të mbani vetën të shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat