Nutella ndalon prodhimin

Ushqime

Nutella ndalon prodhimin

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 00:00
Nutella

Prodhuesi i kremit prej çokollate, kompania ”Ferrero”, në Villers-Ecalles, në veri të Francës, afro gjashtë ditë është e bllokuar nga punonjësit pas kërkesave për rritje të pagës.

“Njëqind e gjashtëdhjetë punonjës janë në grevë që nga e hëna e kaluar. Asnjë kamion nuk hyn as del nga fabrika që nga kjo datë’’, deklaroi Fabrice Canchel, përfaqësues i sindikatës Forca e Punonjësve (FO), duke specifikuar se po fillon të ketë mungesa në lëndët e para, shkruan Tag 24, përcjellë Klan Kosova.

Prodhimi i produkteve të tjera si ”Kinder Bueno” është ndërprerë që nga e marta.

Nga katër linjat e prodhimit, vetëm njëra punon me kapacitetin 20 përqind.

‘’Në kuadër të negociatave të përvitshme të detyrueshme, ne kërkojmë një rritje të përgjithshme vjetore të pagave në nivelin mbi katër përqind si dhe pagesën e një shpërblimi prej 900 euro’’, deklaroi Canchel i cili denoncoi gjithashtu kushtet e pafavorshme të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat