Paragjellë ideale verore: Çorba më e shpejtë dhe më e shijshme me toptha!

Ushqime

Paragjellë ideale verore: Çorba më e shpejtë dhe më e shijshme me toptha!

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:38
Çorbë

Një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë.

Përbërësit:

 500 g domate të prera në kube për supë
një lugë mëlmesa
një qepë e vogël
60 g margarinë
200 g patate të zier dhe të ndrydhur
2 vezë
3 lugë miell
kripë
piper
pak selino

Përgatitja:

Fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni në lugë miell dhe qitni domaten e prerë në kube me një litër ujë.

Përzieni mëlmesën dhe fletën e selinos dhe zieni 15 minuta.

Topthat bëhen në këtë mënyrë: tundeni margarinën, shtoni vezët, patatet, tri lugë miell dhe kripën.

Me lugë nxirrni topthat dhe lëshoni në çorbë, e cila vlon në zjarr të lehtë në mënyrë që të mos shpërbëhen topthat. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat