Konsumi ditor i boronicave zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zakonshme tek shqiptarët

Ushqime

Konsumi ditor i boronicave zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zakonshme tek shqiptarët

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 20:43
Ilustrim

Dr. Peter Curtis, bashkëautor i studimit, thekson se një filxhan boronica në ditë rezultojë në përmirësimin konstant të funksioneve vaskulare dhe ngurtësinë e arterieve.

Kjo, sipas tij, bën një ndryshim të mjaftueshëm, ku, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare është ulur me 12 deri 15%, shkruan Panacea.

Shkencëtarët nga Universiteti i Anglisë kanë testuar efektet e konsumit të boronicave në mostër prej 138 personave të rritur me mbipeshë.

Të gjithë ishin midis moshës 50 dhe 75 vjeçare dhe kishin diabet, tension të lartë dhe vuanin nga mbipesha.

Secilit pjesëmarrës i është dhënë 150 gram ose 75 gam boronica, ndërsa studimi zgjati gjashtë muaj.

Dr. Peter Curtis, bashkëautor i studimit, thekson se një filxhan boronica në ditë rezultojë në përmirësimin konstant të funksioneve vaskulare dhe ngurtësinë e arterieve.

Kjo, sipas tij, bën një ndryshim të mjaftueshëm, ku, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare është ulur me 12 deri 15%.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht boronica, kanë rrezik të reduktuar të diabetit të tipit 2 dhe të sëmundjeve të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat