Ushqim i sigurt gjatë verës, ISHP jep disa këshilla - Bota Sot
Ushqim i sigurt gjatë verës, ISHP jep disa këshilla

Ushqime

Ushqim i sigurt gjatë verës, ISHP jep disa këshilla

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:00
Ilustrim

Ekspertët e Shëndetit Publik kanë dhënë disa këshilla për një ushqim sa më të sigurt në ditët e nxehta të stinës së verës.

Sipas tyre, ngjyra e mishit nuk është një shenjë e besueshme nëse mishi është i sigurt për t’u ngrënë. Mishi mund të marrë ngjyrë kafe përpara se të gjitha bakteret të kenë ngordhur. Ndaj, ekspertë rekomandojnë që të kontrolloni temperaturën e mishit që po gatuani në skarë duke e hequr nga skara dhe duke e vendosur në një pjatë të pastër.

Meqenëse ndotësit e ndryshëm të ushqimit nuk mund t’i shikojmë, shijojmë dhe ndiejmë, është e rëndësishme që ushqimi të gatuhet në një temperaturë të sigurt për të shmangur helmimin nga ushqimi.

Temperaturat e gatimit për mishin, mishin e shpendëve dhe prodhimet e detit janë të ndryshme por variojnë midis 70°C dhe 75°C. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...