Mënyra se si ushqeheni ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj gjatë gjithë jetës.
Ka faza të ndryshme kur njeriut i nevojiten vitamina të caktuara në mosha të caktuara.
Për shembull, mjekët sugjerojnë një kategori prej 10 ushqimesh që duhet të konsumojnë personat që janë mbi 50 vjeç.
1.Fasule
Shtimi i fasuleve ose thjerrëza në dietën tuaj të përditshme ul rrezikun e kolesterolit me 5%.
2.Tërshëra
Tërshëra, ndryshe nga drithërat e tjera sepse përmban më shumë fibra dhe ul sasinë e kolesterolit në trup 5-10%.
3.Mollët
Mollët rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak, përmban fibra, që ulin kolesterolin, si dhe një substancë që ul presionin e gjakut.
4.Fruta të thata
Në vend që të hani ushqime të thata dhe të pashëndetshme në vaktet e ndërmjetme, provoni të hani fruta të thata të përziera, si arra, bajame, lajthi, etj pasi përdorimi i përditshëm i tyre redukton ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër.
5.Perimet jeshile
Kërkimet kanë zbuluar se njerëzit të cilët hanë gjethe jeshile si spinaqi, marulja, rrukola, etj, u krahasuan me njerëz 11 vite më të rinj që nuk hanë, dhe u zbulua se ata që i konsumojnë këto, kanë aftësi konjitive më të mira se ata që nuk i konsumojnë.
6.Frutat e pyllit
Të gjitha llojet e frutave të pyllit janë fantastike për shëndetin tuaj mendor. Ato reduktojnë inflamacionet dhe ndihmon në kalimin me lehtësi të gjakut në tru.
7.Kosi
Kosi është një burim shumë i mirë proteinash dhe kalciumi, që shërben për shëndetin e kockave.
8.Karrota
Karrotat ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq, përmirësojnë sistemin imunitar, ulin rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
9.Panxhari i kuq
Ngrënia rregullisht e tyre përmban vitamina A dhe C, acid folik, magnez dhe hekur. Antioksidantët që ndodhen tek karrota reduktojnë rrezikun e kancerit.
10.Çokollata e zezë
Përfitimet e saj në organizëm janë të shumta, duke filluar nga kolesteroli, presioni i gjakut, truri, lëkura, mbrojtja nga dielli, etj.