5 ushqimet që kanë më shumë kripë nga sa e keni menduar

Ushqime

5 ushqimet që kanë më shumë kripë nga sa e keni menduar

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:47
Ilustrim

Sipas statistikave, amerikanët janë populli që konsumon më shumë kripë në botë. Kjo edhe për shkak të konsumit të madh të ushqimit të përpunuar që dëmton shëndetin tonë në pika kritike. Ju me siguri thoni që konsumoni shumë pak kripë, por a e dini se kripa fshihet edhe pas ushqimeve që nuk ju kishte shkuar mendja më parë. Më poshtë ju sjellim një listë të ushqimeve të cilat mbajnë më shumë kripë nga sa e keni menduar:

Djathi i përpunuar-590 mg kripë
Duhet ta shmangni këtë lloj djathi, jo vetëm për përmbajtjen e lartë të kripës, por edhe për shkak të ngjyruesve apo konservuesëve që mund të ketë.

Supat e konservuara-1350 mg kripë
Për shkak të konservuesëve që përmbajnë, kanë edhe një sasi të lartë kripe. Duhet t’i thoni lamtumirë.

Drithërat për mëngjes-300 mg
Janë të pasura me fibra dhe kjo është një mënyrë e mirë për të nisur ditën, por prania e kripës është e konsiderueshme, prandaj kini kujdes në markën që zgjidhni.

Gjiza-400 mg
Njihet për përfitimet e saj për shkak të përmbajtes së kalciumit dhe proteinave, por e vërteta është se gjiza ka shumë kripë. Prandaj herës tjetër që do të shkoni në dyqan zgjidhni gjizën pa kripë.

Buka-170 mg kripë
Është burimi kryesor i kripës në dietën tonë dhe përmbush 7% të nevojave tona ditore për kripë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat