10 ushqimet verore më të rrezikshme

Ushqime

10 ushqimet verore më të rrezikshme

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:09
Ilustrim

Çështja qëndron në faktin që nëse nuk i përgatisni siç duhet, ngrënia jashtë e ushqimeve mund të ju çojë në helmim ushqimor. Lista e mëposhtme e ushqimeve, nëse nuk keni kujdes, mund të ju prishë kohën e kaluar mirë.

Fast-food-et
Mishi i pagatuar mirë mund të ju vërë në rrezik jetën për shkak të bakterit E. coli. Mishi i grirë është veçanërisht më i rrezikshëm nga llojet e tjerë të mishit.

Veshja e sallatës Cezar
Ngrënia e një sallate cezar mund të ju sëmurë nëse veshja e saj përgatitet në mënyrë tradicionale, me vezë të pagatuara. Kushtojini kujdes ushqimeve që bëhen me vezë të pagatuara ose të gatuara pak.

Sallata me fletë jeshile
Merrni në konsideratë që personi që ka përgatitur këto sallata mund të ketë zakone të këqija higjiene. Helmimet nga konsumimi i fletëve jeshile çon në urgjencë çdo vit mijëra njerëz.
Ka disa mënyra të ndotjes që nga ferma, personi i swmurë që  e përgatit deri tek ndotja në shtëpi me anë të një pajisjeje të kontaminuar më parë me mish, pulë apo diçka tjetër.

Molusqet
Konsumojini me kujdes molusqet, sidomos ato të pagatuarat. Bakteret që gjenden zakonisht tek këto prodhime deti (Vibrio parahaemolyticus dhe Vibrio vulnificus) mund të shkaktojnë diarre, të vjella dhe dhimbje abdominale tek njerëzit e shëndetshëm. Për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të mëlçisë, diabeti, probleme të stomakut, kancerit dhe sëmundje që ndikojnë në sistemin imunitar, bakteri Vibrio vulnificus mund të jetë ekstremisht i rrezikshëm deri në kërcënim për jetën.

Akullorja e përgatitur në shtëpi
Duket si një ëmbëlsirë e mirë, por akullorja e përgatitur në shtëpi me vezë të pagatuara mund të mbajë salmonelën, mjaft e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Vetëm në rastet nëse veza është e pasterizuar, kjo shmanget.  

Pjepri
Këto fruta lidhen shpesh gjatë verës me shpërthimet e infektimeve me listeria dhe në shumë raste janë regjistruar vdekje në përqindje të lartë të të helmuarve.  Ndryshe nga mikrobet, Listeria mund të rritet në frigorifer, në temperaturë të ulët. Nuk ka aromë apo shije dhe vetëm nxehtësia e vret. Para se ta prisni pjeprin, lajeni mirë në ujë të rrjedhshëm dhe fërkojeni me furçw, pasi mund të infektoni dhe pjesën e brendshme gjatë prerjes.

Pula
Pula është një nga ushqimet që kontaminohet më shpesh nga salmonela dhe duhet gatuar mirë që të vriten bakteret. Sipas një raporti të vitit 2014, rezultonte që 97 për qind e gjokseve të pulës, përfshirë dhe ato organiket janë të kontaminuara me baktere të rerzikshme. Jini të kujdeshëm sidomos me kontaktet e pulës me ushqimet e tjera që nuk gatuhen.

Domatet
Domatet janë super të shëndetshme por meqë në sallata nuk gatuhen mund të përmbajnë baktere të dëmshme për shëndetin. Duhet t’i lani në ujë të rrjedhshëm dhe të shmangni ndonjë domate të prishur.

Ushqimet e mbetura
Ushqimet që ju teprojnë nga vaktet duhet të ruhen ashtu siç duhen, në temperatura optimale. Mos lini gjatë orëve të nxehta ushqime që keni ndërmend t’i konsumoni sërish.

Sallata e patateve
Kur shihni një tas me patate, mendoni që janë të sigurta për t’u konsumuar, por mendoni një çast që mund të jenë shumë të rrezikshme. Patatet janë pjekur më parë dhe janë mbështjellë në letrën e ushqimeve. Sporet e Clostridium botulinum, grup i baktereve që shkakton botulizmin, mund t’i mbijetojnë procesit të pjekjes. Lënia e patateve të pjekura në temperaturë dhome u jep këtyre sporeve kushtet perfekte për t’u zhvilluar dhe për të lëshuar toksinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat