Nga problemet me tretjen tek parandalimi i infeksioneve, këto janë vlerat e fikut

Ushqime

Nga problemet me tretjen tek parandalimi i infeksioneve, këto janë vlerat e fikut

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:06
Ilustrim

Nëse nuk i keni provuar akoma për këtë sezon, duhet ta pranojmë që çmimi me të cilin shiten tani është pak i lartë, mos u shqetësoni pasi keni kohë deri në fund të shtatorit për të ngrënë fiq.

Fruti i shijshëm i cili rritet pothuajse në të gjithë Shqipërinë, është kultivuar fillimisht në Lindje e Mesme, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë botë.

Por përveç ëmbëlsisë karakteristike, e dini që fiqtë janë një depo vlerash ushqyese shumë të dobishme për shëndetin e njeriut?

Ata kanë në përmbajtjen e tyre sheqerna natyrale, minerale si (hekur, kalium dhe magnez), vitamina B, C dhe K, fibra të tretshme dhe përbërës me veti antioksidues dhe antiinflamatore që luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë e trajtojnë një sërë sëmundjesh.

Ashtu siç e kemi cilësuar që në krye të herës, fiqtë janë një aleat i shkëlqyer për shëndetin tretës.

Mund t’ju duket e çuditshme kjo gjë, por studimet e shumta kanë provuar se fiqtë janë ‘’ilaçi’’ natyror numër 1 krahas kumbullave dhe kivit, në rast se keni probleme me konstipacionin (kapsllëkun).

Këshillohen që të konsumohen me stomak bosh në mënyrë që veprimi i tyre të jetë sa më efektiv.

Ndiheni vazhdimisht të lodhur, të plogësht aq sa nuk arrini dot të qëndroni në këmbë?

Nuk keni përse merrni shtojca vitaminash, pasi fiqtë e freskët i përmbajnë të gjitha, duke filluar që nga sheqernat natyrale e deri tek kripërat minerale, duke siguruar në këtë mënyrë një dozë të mirë energjie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat