Tavë me patate, kunguj dhe beshamel

Ushqime

Tavë me patate, kunguj dhe beshamel

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:01
Foto

Është një tavë e thjeshtë shumë e shijshme dhe me pak përbërës.
Perberesit per 4-6 persona:
● 4 patate mesatare të ziera dhe të prera në feta shumë të holla
● 3 kunguj mesatarë
● 2 copa djathë Mozzarella (250g të dyja)
● 100g kaçkavall i grirë
● 150g mortadelë e prerë në feta të holla
● pak miell për të lyer kungujt
● kripë, vaj ulliri
Beshamel i lehte,
● 400ml ujë
● 1 lugë vaj ulliri
● 40g miell
● kripë, arrë moskat e bluar
Pergatitja:
Në fillim përgatisim salcën beshamel të lehtë (pa gjalpë e pa qumësht).
1.Me rrahësin e vezëve me dorë përziejmë të gjithë përbërësit e beshamelit derisa masa të bëhet homogjene. E hedhim në një tenxhere, shtojmë vajin dhe e lëmë të vlojë duke e përzier vazhdimisht. Kur masa të trashet, fikim zjarrin, e mbulojmë me plastmasë kuzhine duke mos lënë hapësirë dhe e lëmë të ftohet.
2.Ndezim furrën në temperature 180°C.
3.Kungujt i presim në feta shumë të holla për së gjati me qëruesen e patateve, i fusim në një qese plastmase, hedhim aty miellin, e mbyllim qesen me dorë dhe e tundim që kungujt të lyhen me miell në mënyrë të njëtrajtshme.
4.Lyejmë tavën me pak vaj, shtrojmë një shtresë beshamel, e mbulojmë me feta kungujsh, vazhdojmë me një shtresë patatesh, feta mortadele, Mozzarella të prera hollë, djathë të grirë. Vazhdojmë kështu derisa të mbarojmë me të gjithë përbërësit. E përfundojmë me një shtresë beshamel dhe djathë të grirë.
E pjekim afërisht për 30 minuta ose derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat