Konsumoni xhinxherin që do e rrisni vetë në ballkon

Ushqime

Konsumoni xhinxherin që do e rrisni vetë në ballkon

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:01
Xhinxher

Xhinxheri është një erëz e përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike dhe indiane, por prej shekujsh falë vetive kuruese, xhinxheri gjen përdorime të tjera jashtë kuzhinëz.Mund të konsumohet i freskët, pluhur, i tharë si erëz ose të përdoret në formën e vajit apo lëngut. Ndonëse gjendet lehtësisht në treg, po kaq lehtë mund ta mbillni edhe në një vazo dhe Living do t’ju tregojë më poshtë të gjitha hapat. 
Blini një copë xhenxhefili me madhësinë e gishtit tuaj me disa gunga (nga këtu do të dalin filizët e rinj). 
Gungat duhet të jenë në ngjyrë të lehtë dhe me pamjen sikur sapo janë shfaqur. Mos zgjidhni xhinxher me gunga në ngjyrë të errët .
Ashtu si patatet, xhenxhefili trajtohet për të parandaluar mbirjen e filizëve, ndaj duhet ta zgjdihni organikë.

Inkurajoni mbirjen e filizëve
Kjo është pjesa më e vështirë. Për ta përshpejtuar këtë proces zhyteni rrënjën e xhinxherit në një gotë me ujë të ngrohtë për një natë. Më pas vendoseni në një terrarium ( vazo qelqi me dhe) dhe dhe mbulojeni deri sa të mos duket. 
Sigurohuni që ta vendosni në një vend ku bie dielli dhe ka dritë dhe ujiteni shpesh. Toka duhet të jetë e lagësht.
Gingeri ka nevojë për shumë ujë dhe hapësirë për t’u rritur sepse rritet horizontalisht. 
Ashtu si patatet xhenxhefili do të “çajë” tokën dhe filizat e parë do të mbijnë, por vetëm pas tetë muajsh ju do të mund të konsumoni xhinxherin e rritur në vazon tuaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat