Përbërësit për tavë me diameter 22/24 cm me letër furre:
150 g miell 170 g sheqer 2 vezë 1 limon bio, vetëm lëkura e grirë me rende 5-6 kajsi të pjekura të ndara në feta (kajsitë duhet të jenë të ëmbla, në të kundërt mos i përdorni) 50 g gjalpë i tretur i vakët
Përgatitja:
Ndezim furrën në 180°C.
Në një tas, me rrahësin e vezëve me dorë, përziejmë vezët me sheqerin për 3 minuta dhe shtojmë miellin dhe lëkurën e limonit.
Hedhim brumin në tavë, vëmë sipër kajsitë dhe më pas shpërndajmë gjalpin në gjithë sipërfaqen. E pjekim për 25/30 minuta afërsisht.