4 produktet thelbësore që duhet t'i blini patjetër nëse keni një qen në shtëpi

Ushqime

4 produktet thelbësore që duhet t'i blini patjetër nëse keni një qen në shtëpi

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:48
Foto

Nëse ke vendosur të kujdesesh për një qenie tjetër, duhet të përpiqesh t`i plotësosh asaj çdo nevojë. Gjithçka nis nga informimi... Pyet, lexo, navigo, konsultohu dhe kërko mënyrat e rrugët më të mira, nëse do të kesh një kafshë të shëndetshme, të bukur, të pastër dhe, pse jo, edhe ndjekëse të modës. Por që të përfitosh nga të gjitha produktet dhe shërbimet cilësore për kafshët, duhet në fillim t`i njohësh mirë ato. Ndaj, dhe në rastin kur nuk merr asgjë nga dyqani, të paktën bëj një vizitë atje dhe do të mësosh shumë gjëra që do të përmirësonin ndjeshëm jetën tuaj dhe atë të kafshës suaj. P.sh., e dinit se:
Qenve u vjen goja erë? Por mund të ruash higjienën e gojës së kafshës tënde, duke siguruar një furçë dhe pastë të posaçme. Në këtë mënyrë qeni nuk do ketë probleme me dhëmbët e përveç kësaj, nuk do t`i mbajë goja erë të keqe. Nuk do ta keni më problem që ai të vijë e të fle në një shtrat me ju, sepse fryma e tij nuk do t`ju bezdisë më.
Qentë kanë menstruacione? Ato u vijnë një herë në gjashtë muaj dhe mund të jenë tepër problematike. Qeni është i mësuar për të kryer në natyrë nevojat e tij, por e ka të pamundur të mbajë nën kontroll ciklin. Që të mos ndot nëpër shtëpi, mund t`i merrni një palë mbathje që përdoren enkas për këto raste.
Qentë lyhen me krem? Epo, edhe kafshët mund ta mirëmbajnë trupin e tyre. Mund t`i merrni qenit tuaj një krem të posaçëm për të lyer putrat.
Hanë çamçakëz? Shpesh qentë i përdorin kockat jo aq për t`u ushqyer, sesa për të kruajtur dhëmbët, gjë që e kanë të domosdoshme. Por, në një dyqan të specializuar si “Animalandias”, mund të gjeni “çamçakëza” shumëngjyrësh në formën e kockës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat