Provoni këto dhjetë ushqime para se të largoheni nga kjo jetë

Ushqime

Provoni këto dhjetë ushqime para se të largoheni nga kjo jetë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 06:09
Ilustrim

Gjëra si blerja e një shtëpie, një karrierë e suksesshme, krijimi i një familjeje dhe të fituarit e të ardhurave fantastike, janë qëllime që shumë prej nesh duan t’i arrijnë.

Pyesni çdo njeri se çfarë duan nga jeta dhe do të merrni një nga këto përgjigje.

Edhe pse këto janë arritje që ia vlejnë ne harrojmë kënaqësinë që vjen nga të ushqyerit.

Në jetën monotone të përditshme ne shpesh harrojmë apo heqim dorë nga marrja e një vakti. Ndoshta ka ardhur momenti që të marrim një pauzë nga jeta jonë kaotike dhe të kënaqemi me thjeshtësinë e të ushqyerit.

Më poshtë janë disa ishqime që çdokush duhet t’i hajë që të thotë se ka jetuar vërtet.

Ramen, (lloj supe në Japoni)   

Më shumë mundësi ju po qeshni, por kjo supë makaronash japoneze, e mund lehtësisht supën e pulës amerikane dhe ka “shpëtuar” shumë studentë nga uria. Tradicionalisht Rameni ka makarona të holla dhe është e servirur me lëng mishi të pulës ose të viçit dhe në krye të saj ka feta të mishit të derrit, shumë perime dhe ndonjëherë një vezë të zier pak.

Krahë pule, SHBA   

Pas një dite të lodhshme, është i duhur ky ushqim klasik amerikan. Vetëm krahë pule të skuqura, dhe pastaj sipër një salcë me erëza të kuqe. Zakonisht janë të shoqëruara me spec të kuq për një shije pikante.

Philly Cheesesteak (lloj sanduiçi në SHBA)

Ushqimi që e futi Filadelfian në hartë përbëhet nga një sanduiç i mbushur me feta të holla mish viçi dhe djathë. Lloji i djathit është i ndryshëm nëpër restorantet e Filadelfias, por në përgjithësi mishi i viçit ka brenda djathë të shkrirë amerikan ose provolone (lloj djathi) dhe i mbushur me qepë, piper dhe kërpudha.

New England Clam Chowder (lloj supe në SHBA)  

Ndoshta një nga supërat tradicionale më popullore e bërë me feta shumë të holla proshute. Është e përmendur për përbërësit e saj të thjeshtë: kripë, mish derri dhe patate. Nëse vizitoni zonën e Chatham Pier në New England, mos harroni të merrni nga kjo supë kremoze dhe e paharrueshme.

Akullore, Itali   

Gelato është akullore italiane por ka më pak krem sesa akullorja tradicionale amerikane. Vetëm se nuk supozohet të jetë shumë e shëndetshme. Kjo akullore është më kremoze dhe më e butë edhe pse ka më pak qumësht. Ndryshe nga akulloret e zakonshme nuk shërbehet me një lugë të madhe por me diçka si "lopatë".

Sushi, Japoni   

Mirë, është peshk i gjallë. Pasi ta kaloni këtë pengesë, sushi e freskët mund të bëhet një nga zgjedhjet tuaja të preferuara të ushqimit të detit. Nëse ke para për të udhëtuar, vizito Tokion, Japoni dhe ndoshta do të bindesh që sushi që shërbehet aty ia vlen. Kur ha sushi në Japoni, e sheh se recetat e tyre janë shumë më të thjeshta, shumë të freskëta pasi ato e krijojnë menunë e tyre në bazë të peshkut që kanë kapur atë ditë.

Sanduiç kubanez

Ky është një sanduiç i thjeshtë me proshutë, mish derri të shijshëm, turshi dhe mustardë. Sekreti është të shpërndash mustardë në të gjithë bukën. Një sanduiç i thjeshtë që të shijon në çdo kafshatë. Ky sanduiç është shumë i famshëm edhe në Miami, ku përfshijnë edhe sallamin si përbërës kyç.

Croissant, Francë   

Në qoftë se arrini të shijoni këtë në Francë atëherë i gjithë udhëtimi ia ka vlejtur. Është e zakonshme të shijosh një croissant për mëngjes ose me kafen e pasdites. Është e ngjashme me brumin sfoliatë, dhe është shumë më i mirë se një gjevrek.

Beijing Dumplings, (lloj gatimi në Kinë) 

Vijnë në varietete të ndryshme si: mish qengji me karrota ose mish derri dhe lakra. Uthull, salcë soje apo vaj i ftohtë janë përbërësit që shkojnë mirë më to. Dumplings janë një ushqim tradicional në Kinë për Vitin e Ri Kinez, dhe e gjithë familja e gatuan së bashku. Por përsëri vendas dhe të huaj e hanë atë gjatë gjithë vitit sepse janë shumë të shijshme.

Thuringian Sausages, (lloj salsiçesh në Gjermani)  

Këto nuk janë salçiçë të zakonshme. Receta e tyre është njëqindvjeçare dhe mbahet e pazbuluar. Ato përbëhen nga mish i grimcuar imët me borzilok dhe hudhra. Këto salsiçe janë të gatuara mirë në një zgarë, të bëra role, të mbytura në mustardë dhe krejtësisht të shijshme. Nëse udhëtoni në Gjermani, këto shiten nëpër rrugët e Weimar dhe absolutisht ia vlen t’i provoni.

Të arrini qëllimet tuaja është një përpjekje që ia vlen, por ju nuk keni jetuar nëse nuk hani ushqim të shijshëm. Ushqimi i mirë dhe eksperiencat e shkëlqyera shkojnë njëra pas tjetres. Ndonjëherë vetëm ngrënia e një ushqimi të mirë me njërëzit që doni mund të sjellë momente të paharrueshme. Keni një jetë të gjatë qe të arrini qëllimet tuaja. Vetëm kujtohuni të bëni një pushim nga jeta juaj e rrëmujshme dhe hani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat