Për një shije të rafinuar zgjidh brusketa me dardhë e arra

Ushqime

Për një shije të rafinuar zgjidh brusketa me dardhë e arra

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:10
Brusketa me dardhë e arra

Përbërësit

4 feta bukë të zezë

3 dardha

100 gram krem djathi

50 gram arra

35 gram fara chia

pak kanellë

2 lugë gjelle mjaltë

uthull balsamike

Udhëzimet

Bukën mund ta përdorni siç është ose ta thekni në një toster.

E lyeni secilën me krem djathi dhe vendosni fetat e dardhës sipër.

Në një tas përzieni mjaltin, uthullën dhe kanellën. I trazoni mirë dhe ia shtoni sipër brusketave.

Në fund i shtoni farat chia dhe arrat. Brusketat janë gati për t'u shijuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat