5 gabimet që nuk duhet t’i bëni më kur përgatisni sallatën - Bota Sot
5 gabimet që nuk duhet t’i bëni më kur përgatisni sallatën

Ushqime

5 gabimet që nuk duhet t’i bëni më kur përgatisni sallatën

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:23

Sallata është pothuajse pjata që nuk na ndahet asnjëherë nga tryeza, sidomos në drekë apo në darkë.

Ndonëse në pamje të parë, ju duket shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, jam e sigurt që ju vazhdimisht bëni disa gabime.

Së pari lajeni dhe shtrydheni fort sallatën
Në të kundërt do ju duket sikur po pini ujë.

Përdorni varietete
Nëse përdorni çdo ditë vetëm sallatë jeshile, me siguri do ju zbehet dëshira për ta ngrënë. Përdorni kale, spinaq, rukola. Përdorni edhe me shumë erëza, jo vetëm kripë e piper. Përdorni borzilok, mente, majdanoz. Po, sa më shumë erëza sallatajuaj, aq më shumë shije do të ketë ajo.

Grini gjithçka shumë mirë
Jo një fletë e sallatës të jetë e vogël dhe një tjetër shumë e madhe që as goja nuk na e nxë.

Ushqimet shtesë janë një opsion perfekt 
Mish pule, avokado, brokoli, fruta, domate, fara të ndryshme, fruta të thata.

Mos i mbingopni me salcë
Vërtet sallata ka nevojë për salcë, që të gjithë përbërësit të bëhen njësh, por hedhja e salcës më shumë seç duhet e bën sallatën e ujshme dhe nuk shijon siç duhet përbërësit e saj. Salca e tepërt mundet që t’ju shkaktojë probleme edhe me stomakun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...