Dieta, 5 ushqimet që mendoni se ju dobësojnë, por në të vërtetë nuk e bëjnë

Ushqime

Dieta, 5 ushqimet që mendoni se ju dobësojnë, por në të vërtetë nuk e bëjnë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:32
Ilustrim

Jeni të bindur se hani shëndetshëm? Mendoni se dieta juaj është e ekuilibruar por sërish keni bark? Me shumë mundësi po gaboni diçka! Më poshtë keni pesë ushqime që mendonit se ju dobësojnë, por në fakt po ju shëndoshin.

Ngrënia e perimeve nuk iu dobëson– Ndonëse janë të pasura me vitamina, kripëra minerale, fibra dhe antioksidantë, konsumi i këtyre ushqimeve nuk mjafton. Nëse eleminohen gjithë ushqimet e tjera dhe konsumohen vetëm perime dhe zarzavate, do të përfundohet në arritjen e efektit të kundërt nga ajo që shpresonit. Po, pasi konsumi i perimeve nuk na mban gjatë të ngopur. Për rrjedhojë, do e keni më të lehtë të bini në tundim… dhe të shëndosheni. Ndër të tjera, nuk përmbajnë karbohidrate dhe proteina, dy elementë të domosdoshëm që trupi ynë të funksionojë mirë.

Mos përdorni vajin e gabuar– Vaji i ullirit ju shëndosh! Sa e sa herë e keni dëgjuar këtë fjalë! Epo dijeni, kush e ka thënë, e ka gabim. Kjo pasi përdorimi i vajit të ullirit për personat që janë në dietë, është mënyra më e mirë. Gjithçka, për shkak se përmban yndyra të mira, antioksidantë dhe elementë ushqimorë, për të ruajtur linjat. Ndër të tjera ka veti anti-inflamaore dhe lufton fryrjen dhe celulitin, si dhe favorizon qarkullimin e gjakut.

Ngrënia e makaronave të bardha nuk dobëson– Nuk ngop, nuk ushqen! Nuk i jep trupit kaloritë e duhura dhe ju lë të uritur! Ngrënia gjithmonë e makaronave të bardhja pa asnjë salcë apo shoqëruese tjetër, është diçka e gabuar. Gjëja ideale është që të përgatisni makarona me perime të stinës, ose thjeshtë me salcë domatesh.

Mos përdorni akulloren për zëvendësimin e vaktit– E mirë po, por nuk mund të zëvendësojë vaktin e ushqimit. Nga pikëpamja ushqimore, akullorja nuk përbën një ushqim të kompletuar, përkundrazi është plotë me sheqer. Nuk përmban fibra që mundësojnë ngopjen dhe për rrjedhojë mund të shkaktojë kriza të papritura urie.

Shmangni ushqimet e zgarës- Edhe pse mund të duket një mënyrë e mirë gatimi, përgatitja e çdo ushqimi me zgarë, qoftë edhe e perimeve, bën dëm, shkruan noa.al. Është një praktikë shumë agresive, e cila shkatërron shumë elementë ushqyes të ushqimit, pikë së pari, vitaminat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat