Hulumtim: Përse ndihemi të uritur pas gjumit? - Bota Sot
Hulumtim: Përse ndihemi të uritur pas gjumit?

Ushqime

Hulumtim: Përse ndihemi të uritur pas gjumit?

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Në mëngjes dëshironi të hani në mënyrë që organizmit tuaj t’i siguroni energji, e cila ju është e nevojshme gjatë ditës.

Hulumtimi më i ri i universitetit “Brigham Young ” zbulon që qendra juaj për shpërblim në tru është më pak e ndjeshme ndaj ushqimit në orët e mbrëmjes, prandaj ju janë të nevojshëm artikuj me kalori të lartë gjatë natës, në mënyrë që të shuani urinë.

Gjatë natës organizmi juaj pushon, andaj ka kuptim që ushqimi të mos konsiderohet i dobishëm edhe zgjedhje e mençur”, thotë autori i studimit, Travis Masterson.

Dhe kur truri juaj gjithashtu vështron ushqimin gjatë natës, kjo përfundon me nevojën që të hani më shumë në mënyrë që të ndiheni të ngopur.

Pikërisht kjo është arsyeja përse aq shpejt hani gjithë porcionin e akullores pas darkës dhe ende jeni të gatshëm të kollofitni edhe një.

Edhe pse ky studim është bërë në femra, Masterson thekson që kjo njësoj do të mundë të aplikohet edhe në meshkuj.

Studimi sugjeron që mbajtja e ëmbëlsirave joshëse jashtë rrezes së shikimit do të mund të ndihmonte në ngrënie të tepërt të ushqimeve krokante pas darke.

Mos i mbani çokollatat në tavolinë, fusni në sirtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...