Receta e sallatës me lakra të egra

Ushqime

Receta e sallatës me lakra të egra

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 06:54
Ilustrim

Sallata me lakra të egra, ushqimi që mund ta konsumoni në çdo vakt.

Përbërësit:

1 kg lakra të egra, 1-2 domate, 1-2 qepë të njoma, 1 qepë të thatë, 2-3 thelpinj hudhër, 150 gr djathë të bardhë, ½ gotë verë të bardhë

Kripë, piper , Koper, majdanoz, Vaj ulliri, Lëng limoni

Udhëzimet:

Kaurdisim qepët me hudhrat dhe sapo të fillojnë të marrin ngjyrë i shuajmë qepët me pak verë të bardhë.

Sapo të avullojë alkooli shtojmë lakrat e egra në mënyrë graduale. I lemë për pak minuta të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë dhe djathin e bardhë.

Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe në fund shtojmë erëzat. E servirim sallatën spërkatur me pak vaj ulliri të freskët dhe lëng limoni dhe nëse dëshirojmë mund ta servirim dhe me nga një vezë sy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat