Ushqimet që i pastrojnë mushkëritë dhe mundësojnë frymëmarrje më të mirë

Ushqime

Ushqimet që i pastrojnë mushkëritë dhe mundësojnë frymëmarrje më të mirë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Sipas Organizatës Botërore te Shëndetit, çrregullimet e rrugëve respiratorike prekin përafërsisht 3 milion njerëz në vit.  Ajri i ndotur si dhe stili i jetës mund të jetë arsyeja e këtyre problemeve.  Këto çrregullime çojnë në vështirësi në frymëmarrje si dhe në disa lloje të sëmundjeve respiratorike.

Nëse dëshironi, që me anë të mënyrave natyrale të përmirësoni këto probleme atëherë, rruga e duhur është përdorimi i ushqimeve natyrale.

WEBMD ka renditur disa nga ushqimet, që përdoren për trajtimin e këtyre problemeve:

Hudhra– Përbërësit që gjenden në hudhër janë përgjegjës për shumë benefite shëndetësore. Shkencëtarët besojnë se konsumimi i hudhrës ka një efekt pozitiv edhe në pacientët me çrregullime të mushkërive si dhe kancerit të mushkërive.

Spinaqi– Spinaqi si dhe perimet e tjera jeshile janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Shkencëtarët kanë gjetur se spinaqi përmban disa kimikale, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të mushkërive, inflamacionit si dhe e luftojnë kancerin.

Mollat– Dihet se mollat janë një nga produktet më të shëndetshme. Prania e shumë antioksidantëve mundëson pastrimin e mushkërive.

Xhenxhefili– Krahas përdorimit të tij për të trajtuar ftohjet si dhe inflamacionet e fytit, ky produkt natyral ka gjetur përdorim edhe në trajtimin e inflamacioneve dhe çrregullimeve në mushkëri.

Produktet e tjera, që përdoret për të trajtuar problemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat