Sandviçi më i mirë në botë, është tepër i thjeshtë për ta mbaruar! Provoje - Bota Sot
Sandviçi më i mirë në botë, është tepër i thjeshtë për ta mbaruar! Provoje

Ushqime

Sandviçi më i mirë në botë, është tepër i thjeshtë për ta mbaruar! Provoje

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Përgatit nga përbërësit e zakonshëm diçka të pazakonshme dhe do të arrish të kesh kombinim magjik krokant, kore të arta nga jashtë dhe djathë të shkrirë nga brenda.

Mund të themi që ai është hibrid i tostit francez dhe proshutës klasike të sandviçit me djathë,

Përbërësit:

– 4 feta buke për tost;

– 2 lugë majonezë;

– 1 lugë mustardë;

– 4 feta proshutë;

– 4 feta mish të tymosur gjeldeti;

– 2 feta emmentaler apo gauda;

– 2 vezë;

– 240 ml qumësht;

– 2 lugë gjalpë;

– sheqer pluhur.

Përgatitja:

Bukën për tost lyeni me majonezë dhe mustardë. Pastaj radhisni djathin, proshutën, mishin e tymosur të gjeldetit midis dy fetave të bukës.

Tundni vezët me qumësht dhe në to njomni sandviçin nga të dy anët.

Nxehni tavën, shtoni gjalpin dhe kur të shkrihet do të pjekni sandviçë derisa të marrin ngjyrën e artë nga të dy anët.

Kur të jetë fërguar sandviçi, hiqeni nga pjata dhe priteni në diagonale. Qitni pak sheqer pluhur.

Më të guximshmit mund t’i qesin sipër mjaltë apo marmelatë nga dredhëzat.

Shërbeji menjëherë derisa të jenë të nxehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...