Ushqimi i cili forcon muskujt më shumë se cilido suplement tjetër

Ushqime

Ushqimi i cili forcon muskujt më shumë se cilido suplement tjetër

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Suplementet mund të jenë të mirë për zbutjen e problemeve shëndetësore, por assesi si hap i parë

Shumica e suplementeve të cilat tani janë të qasshme në treg kanë efekt më të dobët se ushqimi të cilin mund ta gjejnë në treg. Bashkë me këtë, ky është solucioni më i lirë dhe më i shijshëm.

Nutricionistët këshillojnë të zgjidhni ndonjërin nga këta artikuj:

Brokoli

Kjo bimë është plotë bashkime të quajtura izotiocianate (kanë cilësi antioksidante) dhe sulforafane (ndihmojnë në luftën kundër kancerit).

Suplementet të cilat përmbajnë këto bashkime nuk janë as përafërsisht të shëndetshëm sa brokoli. Pra, është shumë më shëndetshëm të zgjedhësh këtë bimë, sepse supelementet bazohen në bashkime bioaktive për të qenë plotësisht efikase.

Panxhari i kuq

Si artikulli më i mirë, megjithatë, imponohet panxhari i kuq, sepse përmban më shumë nitrate se suplementet. Me shpenzimin e nitrateve mund të avanconi shtypjen e gjakut dhe qarkullimin, ndërsa rekomandohet që me të të kënaqeni pas treningut.

Edhe pse nitrati i natriumit përdoret si konservans për mishin, ekzistojnë rregulla shëndetësore të cilat ndalojnë sasi të mëdha nitrati në suplemente. Fatmirësisht, ekzistojnë mjaft artikuj të shëndetshëm të cilët mund t’i zëvendësojnë suplementet, ndërkaq pos panxharit të kuq, më së shumti përmbajnë spinaqi dhe lakra.

Fasulja

Ky ushqim përmban karbohidrate – oligosaharide, të cilat nuk mund të treten. Oligosaharidet sigurojnë efektin e probiotikëve, të cilët në kombinim me fibrat avancojnë shëndetin digjestiv.

Perimet rrënjore siç janë brokoli dhe fasulja janë element i rëndësishëm i shëndetit digjestiv dhe të mira për ulje të apetitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat