E lini mëngjesin pa ngrënë? Zbuloni arsyet pse nuk duhet ta bëni më - Bota Sot
E lini mëngjesin pa ngrënë? Zbuloni arsyet pse nuk duhet ta bëni më

Ushqime

E lini mëngjesin pa ngrënë? Zbuloni arsyet pse nuk duhet ta bëni më

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:43
Ilustrim

Mëngjesi është vakt i rëndësishëm i ditës, thuhet në një studim të Harvardit, pas vëzhgimit për 16 vjet të më shumë se 26 mijë personave pa sëmundje të zemrës. Gjatë atyre viteve, më shumë se 1500 prej tyre pësuan një goditje në zemër.

Sipas studimit, njerëzit që anashkaluan vaktin e mëngjesit ishin 27% më shumë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës sesa ata që hanin në mëngjes.

Në përgjithësi,  njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë zakone të këqija shëndetësore dhe se përkeqësojnë shëndetin e zemrës duke u bërë mbipeshë ose me tension të lartë të gjakut.

Mbipesha dhe tensioni i lartë janë njohur si faktorë  rreziku. Studimi këshillon një zgjim 15 minuta më herët se zakonisht për t’i dhënë kohë vetes për të ngrënë mëngjes.

Më poshtë, sjellim arsye përse duhet të hani mëngjes çdo ditë.

Rregulloni peshën- Ekuilibroni peshën tuaj duke ngrenë mëngjesin e duhur. Prandaj duhet të hani mëngjes të plotë dhe jo vetëm fruta.

Një zemër të shëndetshme- Mund të mos kesh dëshirë të hash mëngjes, por zemra juaj e kërkon. Prandaj nëse doni që të keni një zemër të shëndetshme dhe një qarkullim të mirë të gjakut mos e lini pa ngrënë mëngjesin.

Lufton inflamacionin- Sipas një studimi nga Shoqëria Amerikane e Dietologëve, u vëzhgua se inflamacioni mund të parandalohej me ngrënien e mëngjesit. Inflamacioni i lartë në organizëm shkakton dhe përkeqësim të metabolizmit si dhe rrezik ndaj diabetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat