Provoni të luftoni stresin me këto ushqime - Bota Sot
Provoni të luftoni stresin me këto ushqime

Ushqime

Provoni të luftoni stresin me këto ushqime

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 20:04
Ilustrim

Bëni një jetë të vështirë mes zyrës dhe shtëpisë, puna ju ka lodhur dhe po ua bën të pamundur jetën duke pasur shumë stres. Do të ishte mirë të ruanit qetësinë dhe ta ndihmonit veten duke ngrënë ushqime të shijshme e të shëndetshme.

Nga një studim i fundit është vërtetuar se ekzistojnë ushqime specifike që ju mbrojnë nga stresi dhe agresiviteti.

Portokalli- Vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate stresuese.

Patatet e ëmbla- Ndihmojnë jashtëzakonisht në uljen e nivelit të stresit, sepse plotësojnë menjëherë urgjencën e karbohidrateve dhe sheqernave që kemi zakonisht në momente të mëdha stresi. Po ashtu patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten dhe fibra, që ndihmojnë organizmin t’i shpërbëjë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.

Kajsia- Kajsitë janë të pasura me magnez, një element i fortë kundër stresit dhe një qetësues natyror muskulor.

Brokoli, lakra dhe bizele- Zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë burim i padiskutueshëm dhe i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat