Kujtesa lidhet me ushqimet që hani, ja disa prej tyre

Ushqime

Kujtesa lidhet me ushqimet që hani, ja disa prej tyre

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 10:07
Ilustrim

Nuk ka asnjë dyshim që kujtesa është e lidhur edhe me ushqimet që konsumon secili.

Më poshtë poi u sjellim disa prej ushimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e kujtesës.

Boronicat. Përmbajnë substanca ushqyese, të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira.

Ekstrakti i domates, likopeni (pigmenti bimor që u jep domateve ngjyrën e kuqe) është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Likopeni përmirëson funksionet cerebrale, si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjatë.

Spinaqi. Është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efektet e plakjes.

Farat e kungullit. Ndonëse të vogla, janë miniera të vërteta mineralesh e vitaminash. Farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink, minerali që luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e receptorëve të kujtesës dhe proceset e të menduarit.

Brokoli. Është i pasur me antioksidantë të rëndësishëm që parandalojnë dëmtimet e radikaleve të lira.

Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat