Për herë të parë, djathi amerikan zgjidhet më i miri në botë

Ushqime

Për herë të parë, djathi amerikan zgjidhet më i miri në botë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 11:53
Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Bergamo të Italisë.

Një lloj djathi i prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur si djathi më i mirë në botë. Kjo është hera e parë që çmimi për djathin më të mirë, të cilin e fitoi djathi “Rogue River Blue”, shkon në Shtetet e Bashkuara.

Ky djathë prodhohet në fabrikën “Rogue Creamery” në Oregon të Shteteve të Bashkuara. Në garë ishin 3804 lloje djathërash nga 42 shtete të ndryshme. Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Bergamo të Italisë.

Vendimin për fituesin e morën 260 anëtarë jurie, të cilët vinin nga 35 shtete të ndryshme të botës. Ata fillimisht e hartuan një listë me 16 djathërat më të mirë, ndërsa në fund e zgjodhën në vend të parë djathin amerikan.

Në vendin e dytë u zgjodh djathi italian, Santo Stefano, ndërsa në vendin e tretë ishte djathi spanjoll, i quajtur Torta del Casar.

Janet Fletcher, e cila ishte e përfshirë në këtë organizim, nuk ishte e befasuar nga fitorja e djathit amerikan. “Askush që e njeh këtë djathë nuk do të befasohej nga shfaqja e tij e fuqishme. Ky djathë ka fituar edhe në gara brenda Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Në mesin e djathërave më të mira kishte edhe djathëra nga Franca, Britania e Madhe, Holanda, Zvicra dhe Japonia, shkruan “CNN”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat