Këto ushqime duhet të shmangni nëse jeni në restorante

Ushqime

Këto ushqime duhet të shmangni nëse jeni në restorante

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 06:43
Ilustrim

Është shumë e vështirë të mbash mend disa rregulla se çfarë duhet të hash dhe jo, sidomos kur je në një restorant dhe je i uritur. Por ajo që gabojmë është se jo në çdo restorant mund të porosisim atë çfarë duam, janë disa ushqime që duhet t’i shmangim.

“Por cilat ushqime duhet të shmangen në restorante” është një pyetje në të cilën është përgjigjur një numër i madh i kuzhinjerëve dhe punëtorëve në restorante, në faqen e internetit “Quora”, raporton “Daily Mail”. Ja se çfarë thonë ata:

-Nuk duhet të porosisni ushqim deti nëse restoranti ndodhet shumë larg detit. Kjo për faktin se prodhimet e detit në atë restorant nuk janë të freskëta dhe nuk dihet sesa kohë mund të kenë në frigorifer. Porosisni ushqim deti nëse jeni në një vend të njohur dhe jeni të sigurt që ato janë të freskëta.

-Shmangni porositë e biftekëve në restorante të cilat nuk janë të specializuara për ato. Nëse doni të hani mish atëherë duhet të shkoni në restorante që gatuajnë vetëm mish dhe produkte të tij dhe të jenë vende të cilat keni besim se mishi është i mirë.

-Nëse jeni në një restorant kinez, shmangni ushqimin që nuk është kinez. Këto restorante janë të specializuara të gatuajnë ushimet e tyre tradicionale.

-Mos porosisni kurrë specialitete të shtëpisë. Kuzhinierët thonë se specialitetet zakonisht bëhen nga mbetjet e ushqimeve të vjetra që ata duan t’i heqin.

Kuzhinierët vetë nuk hanë peshk të dielave, por a e dini pse? Sepse shumica e pronarëve furnizohen me ushqim për fundjavë, të enjteve dhe të premteve. Peshku të dielave nuk është i freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat