Nga vjen ‘Nutella’: Historia e dhimbshme që fshihet pas saj - Bota Sot
Nga vjen ‘Nutella’: Historia e dhimbshme që fshihet pas saj

Ushqime

Nga vjen ‘Nutella’: Historia e dhimbshme që fshihet pas saj

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Gati tri të katërtat e lajthive të botës vijnë nga Turqia dhe blerësi më i madh është “Ferrero”, prodhues i “Nutella”-s, e cila është një përzierje mes çokollatës dhe lajthisë. Por lajthitë merren kryesisht nga emigrantët, përfshirë fëmijë, të cilët punojnë me orë të gjata për paga shumë të ulëta.

“Kur themi ‘lajthi’, në njëfarë sensi do të thotë mjerim: punë e vështirë, të qenët mbledhës i tyre”, thotë Mehmet Kelekci, ndërsa hedh në shpinë një thes prej 35 kg me lajthi të freskëta.

Rreth tij, afër një mali turk, një familje punëtorësh emigrantë kurdë po lëviz ngadalë midis pemëve të lajthisë. Ata punojnë të gjithë së bashku, babai, nëna dhe fëmijët e vegjël.Është një punë rraskapitëse, për rreth 10 orë në ditë, në shpatet aq të pjerrëta sa që është e lehtë të humbasësh bazën.Dhe dy prej fëmijëve, Mustafa dhe Mohamedi, janë duke punuar ilegalisht. Ata janë të moshës 12 dhe 10 vjeç, shumë më pak se mosha minimale e lejueshme e punës në Turqi.

Kazim Yaman, bashkëpronar i pemishtes, thotë se është kundër punës së fëmijëve. “Ata po i bëjnë fëmijët e tyre të punojnë si makina. Ata mendojnë: “Çdo fëmijë sjell fitim”.Por ai thotë se shumica e fermerëve të tjerë e pranojnë këtë gjë dhe se ai nuk ka zgjidhje tjetër përveç pagimit të fëmijëve, sepse prindërit e tyre insistojnë që ata të punojnë.

“Unë po përpiqem të mos i bëj ata të punojnë, por pastaj ata thonë që po largohen”, thotë ai. “Nëna dhe babai duan që ata të punojnë dhe të paguhen”.Ai shton: “Ky zinxhir duhet të prishet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat