Shtetet e Bashkuara zhvillojnë mollën që nuk kalbet një vit

Ushqime

Shtetet e Bashkuara zhvillojnë mollën që nuk kalbet një vit

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një lloj i ri i mollës, për zhvillimin e së cilës u nevojitën dy dekada dhe për të cilën thuhet se qëndron deri në një vit në frigorifer pa u prishur, do të dalë në shitje për herë të parë të dielën në Shtetet e Bashkuara.

Molla e quajtur “E forta kozmike”, është një lloj i shartuar i mollëve të llojit “Honeycrisp” dhe “Enterprise” dhe për herë të parë ishte kultivuar në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit në vitin 1997.

Shkencëtarët i shpenzuan 10 milionë dollarë për zhvillimin e këtij lloji të mollës. Të drejtën ekskluzive për kultivimin e saj për dhjetë vjetët e ardhshëm e kanë vetëm fermerët në shtetin e Uashingtonit.

“Kjo është një mollë shumë e thukët, relativisht e fortë dhe ka baraspeshë të mirë mes shijes së ëmbël dhe shijes së thartë, gjithashtu është shumë e lëngshme”, tha Kate Evans, e cila mori pjesë në programin për zhvillimin e këtij lloji të pemës në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit.

Më shumë se 12 milionë trupa të këtij lloji të mollës tashmë janë mbjellë, ndërsa sistemi i rreptë i licencimit nuk ua lejon fermerëve që ta kultivojnë atë në pjesë të tjera të vendit.

Ndryshe, Uashingtoni është shteti që kultivon më së shumti mollë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mollët janë në vendin e dytë në listën e pemëve më të shitura, pas bananeve, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat