E tepruat me alkool natën e Vitit të Ri? – ja ushqimet detoks për të pastruar trupin nga toksinat - Bota Sot
E tepruat me alkool natën e Vitit të Ri? – ja ushqimet detoks për të pastruar trupin nga toksinat

Ushqime

E tepruat me alkool natën e Vitit të Ri? – ja ushqimet detoks për të pastruar trupin nga toksinat

Më: 1 janar 2020 Në ora: 11:50
Ilustrim

Është e nevojshme që kur festat kalojnë, të konsumojmë ushqime detoks për të pastruar trupin nga toksinat e alkoolit apo ushqimeve jo shumë të shëndetshme.

Më poshtë gjeni listën e cila është zgjidhja juaj:

Detoks me çaj, xhinxher dhe banane

Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve, ndërsa banania ju ndihmon të rikuperoni kaliumin e humbur pas pijes.

Smoothie frutash

Do t’ju ndihmojë të hidratoheni dhe është e pasur me kalium e antioksidantë.

Ushqim i yndyrshëm

Konsumimi i ndonjë hamburgeri ose patateve të skuqura pas pijes do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të reduktojë efektet e dëmshme të alkoolit.

Xhinxher i fermentuar

Përdorimi i lëngut të xhinxherit të fermentuar në një shishe të mbyllur do të reduktojë nivelin e aciditetit të stomakut.

Uthull molle

Një lugë gjelle me uthull molle ju ndihmon të pastroni stomakun nga një natë e mëparshme me pije.

Aktiviteti fizik

Ju mund të kryeni aktivitet fizik në palestër ose të dilni në natyrë. Djersitja, qarkullimi më i mirë i gjakut, vënia në punë e gjithë trupit do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat