Këta pesë artikuj assesi nuk bën t’i piqni në furrë shporeti

Ushqime

Këta pesë artikuj assesi nuk bën t’i piqni në furrë shporeti

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Në disa raste vetëm mund ta prishni artikullin e mirë dhe të shëndetshëm me teknikën e gabuar të përgatitjes apo kombinimin me shije të tjera në kufij të ngrënshmërisë

Perceptimi i shijes bie kur temperatura e ushqimit ngrihet mbi 35 gradë Celsius, sepse nervat dërgojnë sinjalin që po ndodh diçka potencialisht e rrezikshme. Madje edhe nëse e ndiejmë shijen, nuk i kushtojmë edhe aq shumë kujdes.

Studimi i cili ka hulumtuar mënyrën në të cilën e përjetojmë shijen e ushqimit të ngrohtë dhe të ftohtë tregon që e përjetojnë në mënyrë të ndryshme shijen e djathit të shërbyer në 5 gradë Celsius, 12 gradë Celsius C dhe 21 gradë celsius.

Shkencëtarët e patën më të vështirë të vlerësonin shijen e djathit më të ngrohtë. Ndryshimin e shijes mundemi më së miri ta ndiejmë në shembullin e akullores e cila duke u shkrirë bëhet gjithnjë e më e ëmbël, ndërsa birra ka shije më të hidhur.

Për të hulumtuar ndikimin e ngrohjes në disa shije, shkencëtarët në mënyrë alternative u kanë dhënë kandidatëve që të hanë ushqim të ngrohtë dhe të ftohtë. Hulumtuesit kanë arritur deri në përfundimin që ngrohja në majë të gjuhës krijon përshtypjen e së ëmblës, ndërkaq ftohja shije të njelmët apo të thartë.

Avokadoja

Këtë pemë tropikale duhet të ta mbani larg nga zjarri dhe ta hani të freskët”, konsiderojnë gjellëbërësit. Sa më shumë që të ngrohet, aq më shpejt do të humbë strukturën e ftohtë dhe të dallueshme krematoze. Me zierjen e dytë apo pjekje humb bukurinë e ngjyrës dhe bëhet e qullët dhe nuk është joshëse.

Salmoni i tymosur

Edhe pse mund të përballojë përpunimin e shkurtër termik, nuk do të duhej ta fërgoni në tavë me patate apo makarona dhe ta piqni në furrë. Gjellëbërësit e nxehin pak në tigan apo në fund të recetës. Me pjekje thahet dhe bëhet i fortë.

Majoneza

Majoneza përgatitet nga të verdhët e vezës dhe vajit dhe përse të mos e linim të tillë – të ftohtë. Natyrisht që nxehtësia e bukës së nxehur apo patates nuk pengon, mirëpo më mirë është të shmangni të shtoni majonezë në biskota, marinada apo ushqime të cilat përgatiten gjatë. Pos që mund të ndryshojnë strukturën, vështirë që do të gjeni ushqim me shije të përsosur në majonezën e cila vlon shumë.

Kastravecët turshi

Thartirat që ngrenë ushqimin, pastrojnë qiellzën dhe hapin shije të tjera më mirë është t’i merrni me shtesën e uthullës apo lëngut të limonit, sepse ashtu do të keni ushqim të shijshëm. Vetëm mendimi në kastravecët e vegjël turshi shumicës së njerëzve u zgjon asociacione pozitive, andaj mbani sa më larg furrës.

Sallata e gjelbër

Sallata në temperaturë të lartë thahet dhe humb strukturën e butë. Ndërkaq ju me siguri nuk dëshironi t’ia prishin shijen e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat