Çfarë ndodhë nëse konsumojmë ushqim në orët e vona të mbrëmjes?

Ushqime

Çfarë ndodhë nëse konsumojmë ushqim në orët e vona të mbrëmjes?

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

“Rregullat” e shëndetit të mirë, shumë rrallë që respektohen. Përveç kësaj, mitet, edhe për sa i përket jetës së shëndetshme, na shoqërojnë çdo ditë. Por nëse i merrni seriozisht të gjitha mitet, atëherë mund të jetë një nga gabimet më të mëdha që keni bërë në jetë.

Para se të besosh mitet, ki parasysh se shëndeti i mirë nuk ka nevojë të mbështetet në mite. Disa njerëz besojnë se nëse e ha darkën pas orës 8, nuk do të kesh kohë për të tretur ushqimin.

E kjo masë e patretur pastaj që depozitohet në organizëm, kthehet në yndyrë. Por në të vërtetë, sipas shkencës, darka në orët e vona nuk këshillohet për shkak të stomakut të rënduar dhe gjumit jo të qetë, por nuk ka të bëjë me depozitimin e yndyrës.

Orari i vakteve nuk ka të bëjë me sasinë e yndyrës që kthehet në organizëm. Ndaj e gjithë kjo teori mbetet brenda mitit pa pasur baza shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat