Mos i kombinoni këto ushqime - Bota Sot
Mos i kombinoni këto ushqime

Ushqime

Mos i kombinoni këto ushqime

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 10:23
Ilustrim

Në mënyrë që sistemi tretës të funksionojë si një orë, shmangni ngrënien e këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë. Ushqimet e kombinuara në këtë mënyrë mund të shkaktojnë probleme me tretjen, dhe veçanërisht tek ata me stomak të ndjeshëm, ndaj edhe duhet t'i shmangni. Nëse e merrni këtë kombinim të ushqimeve për një periudhë të zgjatur, ekziston mundësia të keni probleme kronike me trejtjen.

Frutat me ushqime të tjera

Frutat janë burimi më i mirë i vitaminave dhe antioksidantëve, por gjithashtu përmbajnë acide që shkaktojnë fermentim në stomak, duke bërë që ai të ngadalësojë tretjen e ushqimeve të tjera. Përveç kësaj, fruti shkakton fryrje të stomakut. Për të shmangur ndikimin negativ të frutave, është mirë që t’i konsumoni me stomak bosh.

Mishi, peshku dhe produktet e qumështit

Një kombinim tjetër që shpesh është i pranishëm. Ajo që është e gabuar këtu është se ky kombinim ka një efekt shumë të keq në sistemin e tretjes. Nëse dëshironi që trupi të përdorë të gjitha lëndët ushqyese nga mishi dhe produktet e qumështit, atëherë është mirë që t’i hani ato veçmas.

Kështu që mishi duhet të hahet në kombinim me perimet. Kjo vlen për produktet e qumështit si djathë, kajmak, salcë kosi. Është mirë t’i konsumoni këto ushqime me perime.

Mishi dhe patatet

Ky është një kombinim tipik i cili nuk është aspak i rekomanduar. Proteinat e mishit treten në stomak, ndërsa niseshteja e patates tretet në zorrët e vogla. Ky kombinim është treguar se ngadalëson metabolizmin, duke sjellë shtim në peshë.

Qumësht dhe çfarëdo

Shumë e kanë të vështirë të pranojnë faktin se qumështi është një vakt në vetvete dhe nuk duhet të përzihet me ushqime të tjera. Arsyeja për këtë është se tretja e qumështit është shumë komplekse. E vetmja gjë e rekomanduar me të cilën mund të kombinoni me qumështin është mjalti, sepse së bashku ato mund të kenë një efekt të dobishëm ndaj mikrobeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat