Ushqimet që largojnë të vjellat

Ushqime

Ushqimet që largojnë të vjellat

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:22
Ilustrim

Këto ushqime ndihmojnë të largosh ndjesinë e përzierjes deri te të vjellat, në rast se ky shqetësim vjen për shkak të stresit, ankthit, problemet me stomakun e deri te të vjellat për shkak të shtatzënisë.

Për shkak të ankthit, stresit, ndonjë virusi apo shqetësime nga stomaku dhe keni ndjesinë e të përzierave, deri në të vjella, gjëja e fundit që ju vjen në mendje është të hani.

Por në fakt ka disa ushqime, si fruta, perime e deri te biskota me kripë që parandalojnë të vjellat, ndaj është mirë të merrni këto ushqimeve që përmirësojnë simptomat e shqetësimit.

Xhenxhefil –Kapsulat e xhenxhefilit në pluhur janë efektive në uljen e simptomave. Edhe ushqimet me bazë xhenxhefil ose pijet janë të mira: të tilla si çaji i ëmbëlsirave, biskota ose karamele.

Mente – Vetëm aroma freskuese mund të jetë e mjaftueshme për t’i bërë njerëzit të ndihen më mirë, por në të vërtetë duke përtypur mente të freskët ose duke pirë një filxhan çaji mente konsiderohet një ilaç efektiv për të përzierat.

Biskota me kripë –Produktet ushqimore me niseshte, sikurse janë biskotat me kripë dhe buka, ndihmojnë në përthithjen e acidit gastrik dhe stabilizojnë stomakun.

Uji –Konsumimi i disa gllënjkave deri në një gotë ujë natyral ndihmojnë në ruajtjen e formave, hidratimin dhe evitimin e dhembjeve të kokës, që shpesh vijnë për shkak të të vjellave. Por fillimisht ujin duhet ta pimë pak e nga pak.

Arra –Mungesa e proteinave mund të shkaktojë përkeqësim më të keq, prandaj është mirë të kërkoni ushqime të pasura me proteina, por të lehta për t’u ngrënë dhe për të tretur sikurse janë arrat. Përzierja nga shtatzënia u përgjigjet mirë proteinave dhe yndyrave të mira që gjenden në arra. Por jo nëse është për shkak të një virusi të zorrëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat